Tërmet me magnitudë 4.2 ballë në Kretë të Greqisë

schedule18:21 - 20 Korrik, 2024

schedule 18:21 - 20 Korrik, 2024

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, lëkundjet sizmike janë ndjerë në orën 18:38, shkrujnë mediat në vendin fqinj.

Epiqendra ishte në zonën detare, 26 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania. Thellësia e lëkundjeve sizmike ishte 4.6 kilometra.

Paraprakisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!