Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmet i fuqishëm, pas Shqipërisë tronditet edhe Greqia

schedule09:07 - 27 Nëntor, 2019

schedule 09:07 - 27 Nëntor, 2019

Një tërmet i fortë goditi Greqinë.

Sipas mediave greke tërmeti kishte epiqendrën në Kretë dhe ishte 6.0 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në veriperëndim të Kretës.



Ndërkohë edhe mediat greke kanë njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në 9:23 të mëngjesit me kohën lokale.

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën dhe Peloponezin, kanë shtuar mediat.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!