Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

schedule09:42 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 09:42 - 13 Dhjetor, 2024

GREQI- Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.

Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter. Sipas mediave lokale, thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra. Epiqendra  u regjistrua në Malin Athos.

Më herët janë regjistruar dy lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët. Aktualisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëmtime banesash./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!