Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë ndodhen në Stambolll për raundin e radhës së bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes, sipas skynews.
Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.
Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim. Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.
Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufi me Bjellorusinë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të mundshëm.
/abcnews.al