Tërhiqet nga gara për kreun e PS-së Durrës Ardit Kërtusha: Akuza partisë dhe Dakos për manipulim të procesit

schedule23:17 - 9 Janar, 2020

schedule 23:17 - 9 Janar, 2020

Tërhiqet nga gara për kreun e PS-së në Durrës Ardit Kërtusha.  Përmes një postimi në facebook, ku njoftonte dorëheqen e tij,  Kërtusha ka renditur argumente, sipas së cilit në këtë proces ka shumë ndërhyrje.  Në letrën e tij ai shkruan se nuk po zbatohet statuti i partisë, një anëtar një votë.

“Ka shume ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës”.

Duke vijuar ne tej, ai thotë se në listë janë shtuar emra me qëllim të që fitoj rivali i tij, Luan Zaza.

“Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilët janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues”.

Ardit Kërtusha është pjesë e PS që prej shumë vitesh. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialsitëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai  shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i  PS në zgjedhjet që do të mbahen të shtunën.

Në vazhdimësi, Kërtusha ka akuzuar se është kërcënuar dhe është larguar padrejtësisht nga detyra në OSHEE, në formë hakmarrje pasi po kërkonte të kandidonte pa pëlqimin e gardës së vjetër të PS në Durrës me në krye Vangjush Dakon./abcnews.al