Tërheqja e Messit, Griezmann dhe rikthim i Neymar: Flet Suarez

schedule08:24 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 08:24 - 6 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për disa tema delikate, ku mes tyre është dhe një rikthim i Neymar dhe deklarata e Lionel Messi pas fitimit të “Topit të Artë”. Për BeIN Sport, bomberi uruguaian u shpreh:

“Tërheqja e Messit? U keqinterpretua, jam i sigurt se do të qëndrojë te Barcelona, akoma dhe për shumë kohë. Më emocionoi foto e tij me 6 “Topa të Artë”, është unik. Ka bërë historinë e futbollit. Më bën krenar fakti që e njoh dhe që kam luatur me atë”.

Griezmann? u mirëprit në dhomat e zhveshjes dhe do të na ndihmojë të tojmë ato trofe që synojmë. Gjithsesi është shumë e komplikuar të fitojmë të tre kompeticionet. Neymar u largua me dëshirën e tij. Ishte një zgjedhje e kuptueshme dhe e pranueshme. Rikthimi varet prej tij dhe PSG-se”, përfundoi Suarez./abcnews.al