Aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya ka përjetuar në mënyrë direkte tërmetin shkatërrimtar 6.6 ballë, që goditi qytetin e Izmirit.
Për fat të mirë aktorja i ka shpëtuar tërmetit. Përmes një postimi në Twitter, ajo tregon se në momentin që ndodhi tërmeti, ishte me të ëmën duke u kthyer për në Stamboll.
Sakaq, Sarikaya shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.
“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, shkroi aktorja. l.k/abcnews.al



