Tërbohet Taulant Xhaka, sherr te Baseli pas humbjes së turpshme

schedule13:39 - 18 Shkurt, 2021

schedule 13:39 - 18 Shkurt, 2021

Basel është eliminuar nga kupa e Zvicrës, pasi Winterthur i mposhti me rezultatin 6-2. Samir Ramizi shënoi dy prej golave, kurse Gëzim Pepsi një. Në fund në klubin e madh zviceran tensioni ka qenë i madh.

Taulant Xhaka, i cili është dëmtuar në gju dhe është operuar së fundmi, ka pasur një grindje me qendërmbrojtësin Timm Klose. Kjo është ajo që shkruan prestigjiozja “BLICK”, që ndër të tjera thekson se me mesfushorin shqiptar në fushë situata do kishte qenë tjetër.

Xhaka njihet për karakterin e tij të fortë dhe sa duket nuk ka mundur të durojë dot pas humbjes së turpshme ditën e djeshme. Në Zvicër ndërkohë hedhin dyshime se lojtarët duan të largojnë trajnerin Ciriaco Sforza.

Gjithsesi kapiteni Valentino Stocker e ka hedhur poshtë diçka të tillë: “Ne vetëm mund t’u kërkojmë falje tifozëve, më vjen shumë keq për këtë që ndodhi. Nuk ka lidhje me trajnerin.

Budallallek të na pyesni që luajtëm kundër trajnerit tonë. Kjo nuk ndodh në futboll. Ne duhet të luajmë mirë, por sigurisht që nuk humbim me qëllim. Nuk ka asnjë lidhje me trajnerin”. /abcnews.al