Tërbohet Koeman: E frikshme, kjo nuk mund t’i ndodhë Barcelonës!

schedule10:14 - 22 Janar, 2021

schedule 10:14 - 22 Janar, 2021

Barcelonës iu deshën 120 minuta për të eliminuar nga kupa modest e Cornella, që garojnë në ligën e tretë në Spanjë. Katalanasit fituan 0-2, por gjatë kohës së rregullt nuk realizuan dot me penallti. Pjanic dhe Dembele kishin mundësinë të shënonin, por nuk e bënë dhe trajneri Ronald Koeman është shfaqur i tërbuar në konferencën pas ndeshjes.

“Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi, por nuk duhet të jemi të lumtur që shënuam. Ne kemi humbur dy penallti dhe duhet të jemi më shumë përgjegjësi në këto lloj ndeshjesh. Sërish luajmë 120 minuta dhe është një temë e rëndësishme, pasi kemi zhvilluar tre të tilla dhe nuk është diccka normale për ne.

Krijuam shumë raste dhe dy penallti. Nuk mund të ndodhë kjo. Nuk mund të ankohem për përpjekjen e lojtarëve, por futbolli nuk është vetëm vrap. Duhet të krijosh raste dhe të jesh efektiv para porte. Ishte shumë e vështirë dhe është diçka që nuk mund të pranohet. Duhet t’i fitojmë ndeshjet më herët. Humbëm dy penallti dhe patëm raste. Nuk mund t’i ndodhë një ekipi si Barcelona të humbasë aq shumë raste.

Nuk e kuptoj në fakt, pasi ne zakonisht kemi lojtarë që mund të shënojnë me penallti. Mund të jetë e frikshme. Me të vërtetë nuk e di pse kemi humbur kaq shumë penallti. Ju nuk mund të humbni dy penallti si lojtarë të Barcelonës. Kjo nuk është serioze”, tha Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!