Me “Euro 2024” vetëm 1 vit larg, portieri i Barcelonës dhe Kombëtares gjermane, Marc-Andre ter Stegen, duket se i ka bërë tepër të qarta synimet e tij për Evropianin që do të zhvillohet në Gjermani.
Në fjalën e tij për mediat, ter Stegen është shprehur se si objektiv kryesor në karrierën është të jetë “numri 1” te Kombëtarja e “pancerave”, por dhe te “katalanasit”, me këta të fundit që e ka arritur synimin e tij dhe tashmë mbetet vetëm të fitojë konkurrencën me Manuel Neuer.
“Performancat e mia kanë qenë të drejta këto vitet e fundit, jam pjekur në kombëtare dhe jam gati për hapin tjetër. Unë aspiroj të jem numri një i Gjermanisë, si dhe i Barcelonës. Do të bëj gjithçka që mundem për të ofruar performancën maksimale dhe ndihmuar ekipin tim. Në mars do të takohemi me Flick dhe stafin e tij, pastaj trajneri do të marrë vendimet që duhet. Megjithatë, do të ketë disa ndryshime.”,- është shrephur Ter Stegen. /i.m /abcnews.al