Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të vrisnin një 33-vjeçar në Shkodër, në pranga babë e bir

schedule08:38 - 4 Shtator, 2025

schedule 08:38 - 4 Shtator, 2025

SHKODËR- Dy persona, babë e bir, të shpallur më herët në kërkim, janë arrestuar nga Policia pas një operacioni të zhvilluar në fshatin Grudë. Ata dyshohen si autorët e një plagosjeje të ndodhur më 20 korrik 2025 në sheshin “Prek Cali”.

Në pranga kanë rënë  babai 43 vjeç, si dhe djali i tij 16-vjeçar. I ati akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa i mituri për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta me  një 33 vjeçar.

Gjatë konfliktit, 16-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij 14-vjeçar (i cili nuk mban përgjegjësi penale për shkak të moshës), dyshohet se ka goditur me thikë 33-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u sekuestrua edhe thika që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!