Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Fier

schedule09:48 - 18 Tetor, 2020

schedule 09:48 - 18 Tetor, 2020

Dy persona në Fier janë vënë në pranga pasi tentuan që të kultivonin kanabis. Njoftohet se në pranga janë vënë A. V., 40 vjeç dhe A. V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi ata u kapën në flagrancë duke tentuar që t’i kultivonin bimët narkotike në afërsi të tokës së A. (A). V në fshatin Baltëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. s.b/abcnews.al/