“Tentova të merrja Ibrën te Benevento, Inzaghi u shtang. Ja çfarë më tha”

schedule18:23 / 25/02/2020

Benevento po zhvillon një sezon fantastik. Skuadra e Pippo Inzaghit po dominon Serie B dhe rikthimi në elitë është çështje kohe. Presidenti i “Shtrigave”, Benevento Vigorito tentoi të afronte Zlatan Ibrahimovic në merkaton e janarit.

Doja një sulmues dhe përfitova nga fakti që Inzaghi dhe Foggia, drejtori sportiv, ishin dy ish-milanistë. I pyeta nëse kishin raporte me Ibrën dhe ata m’u përgjigjën: ‘Seriozisht e ke, vërtetë të shkon në mend një transferim i tillë?

Pippo më tha se Ibrahimovic është lloji i lojtarit që dëshiron të jetë në qendër të botës që e rrethon. Benevento është një botë e bukur, por ende jo në nivelin e Ibrës. Unë nuk e doja suedezin për të bërë pica, por për të shënuar gola“, rrëfen presidenti i klubit italian për Sky Sport. /abcnews.al

schedule18:23 / 25/02/2020