Tenton të djegë klinikën me benzinë, arrestohet 27 vjeçari

schedule10:07 - 8 Prill, 2018

schedule 10:07 - 8 Prill, 2018

Arrestohet në Vlorë një person që tentoi t’i vinte zjarrin një klinike private. 27 vjeçari banues në Gjorm të Vlorës ka tentuar që me lëndë djegëse benzinë t’i vërë flakën pronës së B. Sh 64 vjeç. Nuk ka patur dëme në njerëz apo metariale. Në njoftimin e policisë thuhet se:  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto. Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ”24 Maji”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.

Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!