Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të vriste babain pas një konflikti, nëna thërret policinë. 33 vjeçari qëllohet për vdekje nga oficerët

schedule08:31 - 29 Gusht, 2024

schedule 08:31 - 29 Gusht, 2024

Oficerët e policisë qëlluan për vdekje një burrë në Recklinghausen, në Gjermaninë perëndimore, të mërkurën. Sipas informacioneve të gazetës Bild, 33-vjeçari ka pasur një konflikt me të atin, të cilin dyshohet se e ka plagosur me thikë dhe nëna ka lajmëruar policinë.

Kur policia ka mbërritur aty, 33-vjeçari dyshohet se ka bërë një lëvizje kërcënuese drejt tyre dhe ata e kanë qëlluar për vdekje, sipas informacioneve nga policia e Dortmundit.

Dëshmitarët okularë konfirmuan se burri mbante një thikë. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin e Solingenit, në të cilin mbetën të vrarë tre persona dhe tetë të plagosur.



Autori, një 26-vjeçar sirian që dyshohet se është i lidhur me organizatën xhihadiste të Shtetit Islamik, është dorëzuar në polici.

Një ditë para të martës, një burrë i armatosur me thikë u qëllua për vdekje nga policia në qytetin Mers, rreth 45 kilometra larg Solingen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!