Tentoi të vrasë 23-vjeçarin pas sherrit, shpallet në kërkim fieraku

schedule10:18 - 22 Nëntor, 2020

schedule 10:18 - 22 Nëntor, 2020

Një 27-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Dy net më parë E. M. (K). 27 vjeç në lagjen “Apollonia” pas një konflikti tentoi të vrasë me armë zjarri E. M. 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që një tjetër person, 23-vjeç me inicialet K. P. është proceduar në gjendje të lirë dhe akuzohet për mos kallëzim krimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”./ db/Abcnews.al