Një 38-vjeçar në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë një shumë parash në një bankomat në Kuçovë.
Policia bën me dije ra në gjurmët e autorit pasi morën informacion se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje bankomatin e një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. I arrestuari është identifikuar me inicialet K.(E).Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”./abcnews.al/