Një 34-vjeçare në Durrës është arrestuar pasi tentoi që të kalonte përtej kufirit katër persona në mënyrë të paligjshme.
Gruaja me iniciale E.B., u ndalua mbrëmjen e së hënës në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara një 30-vjeçare, banuese në Durrës, një 28-vjeçar po banues në Durrës si dhe një 31 dhe 30-vjeçar banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/