Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është kallëzuar nga një 19-vjeçare. Në kallëzimin e saj në polici, 19-vjeçarja ka deklaruar se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/

