Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore/ Durrës, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

schedule11:22 - 4 Qershor, 2025

schedule 11:22 - 4 Qershor, 2025

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrës kanë ndaluar në lagjen nr. 13, Durrës, drejtuesin e një motomjeti.

Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin ligjor, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve, drejtuesi i motomjetit, një 20 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!