Tentoi të korruptonte policin, arrestohet 58-vjeçari

schedule17:10 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:10 - 10 Korrik, 2020

Një 58-vjeçar banues në Fier është arrestuar nga policia pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë së rendit.

Mësohet se 58-vjeçari i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për të përshpejtuar procedurat e tërheqjes së pasaportës.

Sakaq materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Fier/Informacion

Goditet një rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.