Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës.
Mësohet se lënda narkotike është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme të kryera nga autoritetet.
Droga ishte fshehur tek ushqimet dhe u gjet brenda në patate. Përkatësisht u zbuluan 380 gram hashash dhe një sasi kokainë. Ndërkohë policia është duke hetuar rastin.
/abcnews.al/