Tentohet t’i vihet flaka me benzinë mjeteve lundruese në Vlorë

schedule13:41 - 5 Maj, 2018

schedule 13:41 - 5 Maj, 2018

Pjesa e jashtme e një banese është përfshirë nga flakët në Vlorë. Sipas informacioneve të policisë një person ende i paidentifikuar ka hedhur benzinë nga jashtë në brendësi të oborrit me qëllim djegien e dy mjeteve lundruese dhe një kamioni.

Forcat zjarrfikëse kanë shuar në kohë flakët duke shmangur dëmtimin e tyre. Ndërsa policia po heton për ngjarjen. Mjetet lundruese mësohet se janë në pronësi të shtetasit Arben Hajdari, i cili ndodhet në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!