Tentativa për vrasje në Elbasan, kush është 25-vjeçari i arrestuar! Shpallet në kërkim shoku i tij

schedule09:13 - 23 Shtator, 2020

schedule 09:13 - 23 Shtator, 2020

Rafaelo Greca, 25-vjeç është arrestuar nga policia pasi në  shkurt të këtij viti në bashkëpunim me një person të identifikuar si E.T. i shpallur tashmë në kërkim policor, kanë tentuar të vrasin Erando Bekteshin pranë spitalit të Elbasanit. Sipas policisë ata kanë qëlluar me armë në drejtim të Erando Bekteshit, por pa pasoja për këtë të fundit.

Ndaj 25-vjeçarit tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, për të cilat Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë tashmë vijojnë kërkimet për të kapur bashkëpunëtorin e tij E.T. ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

“Policia ka dhënë informacion për arrestimin e 25-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Sipas policisë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një person tjetër E.T. kanë qëlluar me armë zjarri E.B., pa pasoja për jetën. Tashmë po vijojnë kërkimet për kapjen e E.T.

“Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i  kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit. Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën  dhe  ndaluan shtetasin:

R.G.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën. Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja.

Burime për abcnews.al thonë se të rinjtë janë konfliktuar pasi Erando Bekteshi i ka qëlluar me shkelm makinën e Rafaelo Grecës. Ky i fundit ka ardhur më pas bashkë me bashkëpunëtorin e tij, E.T. duke qëlluar me armë në drejtim të Bekteshit. Ai ka arritur të shmanget duke u larguar me shpejtësi. Më pas edhe Greca bashkë me E.T. janë larguar me automjetin e tyre nga vendngjarja./mv. abcnews.al