Arrestohet një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje në Elbasan

schedule23:46 - 22 Shtator, 2020

schedule 23:46 - 22 Shtator, 2020

Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë 25-vjeçari me iniciale R.G. Dyshohet se në muajin Shkurt, ai qëlloi me armë në drejtim të një të riu në afërsi të spitalit të Elbasanit, i identifikuar me iniciale E.B.

Sipas burimeve, sherri mes dy të rinjve ka nisur pasi i riu me iniciale E.B. i ka goditur makinën me shkelm, duke bërë që R.G. të konfrontohet me të. Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë të cilët ndodheshin në vendngjarje./abcnews.al