Tentativa e trafikimit të 1 ton kanabis në Itali, “arrest në burg” 2 të dyshuarve

schedule19:16 - 27 Janar, 2019

schedule 19:16 - 27 Janar, 2019

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për dy personat të arrestuar pas bllokimit të 1 ton kanabis pranë grykëderdhjes së Vjosës. Sipas prokurorisë, ata dyshohet të jenë vetëm transportuesit e drogës.

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur të izolojë në qelitë e paraburgimit dy persona që tentuan të trafikojnë një sasi prej  një ton kanabis drejt Italisë. Sasia e drogës u gjet nga policia mëngjesin e 22 janarit në bordin e një gomoneje të braktisur në grykëderdhjen e lumit Vjosa. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Arjan A. 39 vjecc dhe Eduard Xh., 33 vjecc. Ata akuzohen për “trafikim të narkotikëve”, mbetur në tentative.  Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se të arrestuarit janë vetëm transportuesit e lëndës narkotike.  Ndërkohë është në vijim hetimi për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë së personae të tjerë të pëfshirë në këtë përpjekje të trafikimit të drogës drejt brigjeve italiane. Gomonia me 1 ton kanabis u pikas nga policia kufitare dhe Guardia di Financia mëngjesin e herët të së martës në det të hapur. Pas ndjekjes nga policia dy personat që ndodheshin në bord u afruan në breg pranë fshatit Bishan. Ata braktisën gomonen dhe u larguan nëpër një terren të pyllëzuar, të ndihmuar edhe nga errësira, por u arrestuan një ditë më vonë. Gjatë operacionit policia sekuestroi dhe dy automjete, me të cilat dyshohet të jetë transportuar droga deri në bregdet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!