Tensionohet protesta e opozitës

schedule11:30 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 11:30 - 18 Dhjetor, 2017

Mbështetës të opozitës kanë tentuar të futen brenda oborrit të Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur shkopinj e paterica drejt policisë.

Siç raporton gazetari i “ABC News” Indrti Maraku, disa tymuese janë hedhur në oborrin e parlamentit nga selia e Partisë Demokratike, tymuese të cilat janë hedhur serish në krahun tjetër nga shërbimi i gardës.

Shumë deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI-së u janë bashkuar protestuesve jashtë sallës së Kuvendit pas ndërprerjes për herë të dytë të seancës.

Opozita po proteston përpara parlamentit kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sipas saj një akt në kundërshtim me Kushtetutën  e vendit. Deputetët e Partisë Demokratike deklaruan përpara mbështetësve të tyre se kryeministri Edi Rama po kërkon të ketë nën kontroll kryeprokurorin për të mbrojtur deputetët dhe kryebashkiakët e partisë së tij./abcnews.al