Tensionet në veri të Kosovës/ Milaim Zeka: Kurti puro stalinist, po na vendos në armiqësi me SHBA dhe BE

schedule20:59 - 29 Maj, 2023

schedule 20:59 - 29 Maj, 2023

Analisti Milaim Zeka e konsideron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si njeri me mentalitet stalinist dhe enverist, i cili po e vendos Kosovën në armiqësi me SHBA dhe BE.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Zeka u shpreh se ndërkombëtarët e kanë dënuar veprimin e qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas Zekës, nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kombit shqiptar, që të ketë të tilla marrëdhënie me shtetet partnere.

“Tani po vij te Albin Kurti, në veriun e Kosovës. Por ky njeri, i cili është puro stalinist, enverist, që ka logjikën e Enver Hoxhës që ka logjikën e Enver Hoxhës, që ne do hamë bar, por nuk do dorëzohemi para askujt, na ka sjellë në një armiqësi të paparë në historinë e kombit shqiptar, me vendet aleate që janë sponsorët më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Na ka sjellë në armiqësi me SHBA, me BE dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe Sekretarin e Shtetit të dalin dhe të thonë tekstualisht, ne dënojmë dhunën e qeverisë së Kosovës në veriun e vendit. Prandaj, ky është Albin Kurti, që ka abuzuar me flamurin e Kosovës, e ka quajtur flamuri lara lara, ka ardhur me abuzime dhe gënjeshtra në pushtet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!