“Tensionet në veri, interes rus”, Nazarko: Ideja e Ramës për zgjidhjen e krizës, realiste

schedule19:55 - 25 Shtator, 2023

schedule 19:55 - 25 Shtator, 2023

I ftuar në një lidhje live, në Edicionin Qendror, analisti Mentor Nazarko foli në lidhje me idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, me anë të një konference me përfshirjen e SHBA dhe BE-së.

Nazarko tha se ideja e Ramës, tanimë ndryshe nga më parë, merr fuqi reale.

Në një atmosferë të mbushur me emocione, politikanët, mendojnë jo vetëm për votat, por për edhe për zgjidhjen përfundimtare, afatgjatë të problemeve.

Kjo ide e Ramës, është ide e përsëritur, për ndryshe nga më parë, merr fuqi reale.

Ideja e një konference ndërkombëtare, ku palët qëndrojnë brenda deri në realizimin e një zgjidhje. Kjo është një zgjidhje  që sot më realiste se sa do ishte para konfliktit në Ukrainë. Pse?

Nëse do të ishte artikuluar më parë, në rolin e ndërmjetësit mund të përfshihej edhe Rusia. Sot as që mendohet që Rusia të jetë.

Kjo është një ide e cila nënkupton zgjidhjen përfundimtare të paktën në planin juridik, nëpërmjet përfshirjes së nivelit më të lartë nga SHBA dhe BE, ndryshe nga formula që është përdorur deri më tani që nuk ka qenë efikase” tha Nazarko.

Në lidhje me deklaratën e Vuçiç, i cili u shpreh se nga ngjarja e djeshme fituan shqiptarët, Nazarko tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është në unison në mbështetje të Kosovës.

Për hirë të së vërtetës i gjithë qëndrimi ndërkombëtar është unison në përjashtim të Rusisë, në mbështetje të Kosovës.

Është shqetësim i hapur i bashkisë Perëndimore që është më interesuara për qetësimin e situatës në veri.

Në bashkësinë Perëndimore kishte alarm kur nuk kishte të vrarë në mes, jo tani që janë 5 të vrarë.

Kjo që ndodhi në fakt e vë gishtin te pala serbe. Deri tani për përfshirje të shtetit serb, flasin disa aktorë ndërkombëtarë, jo të gjithë.

Është e qartë që veriu është një bombë me sahat, kur qarkullojnë interesa të ligjshme dhe të paligjshme që janë prekur nga policia e Kosovës.

Serbia tanimë e ka të vështirë të fshihet apo të argumentojë që këto ishin veprime jashtë kontrollit të saj.

 Nëse është Serbia apo jo ideatorja e këtij sulmi, kjo do të diskutohet gjatë” shtoi analisti.

Sa i përket mundësisë se kjo ngjarje do të ndryshojë panoramën e bisedimeve mes dy shteteve, analisti tha se kjo është e sigurtë.

Ai shtoi se pas kësaj ngjarjeje, bashkësia Perëndimore do të merret më seriozisht se kurrë më situatën në veri dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

Sigurisht. Në lidhje me mundësinë e dialogut pas ngjarjes së djeshme, Kurti e quajti hyrjen e dialogut në një rrugë të vdekur.

Unë mendoj se bashkësia Perëndimore do ta marri shumë më seriozisht tanimë situatën në veri.

Është interesi rus që të kemi ngjarje të tilla. Kosova me Serbinë ofron mundësinë e një krijimi vatre dhe ndërkombëtarët tanimë do të futen më seriozisht edhe pa idenë e Ramës, ka pas pasur informacione për intensifikimin e ndërkombëtareve për përshpejtimin e marrëveshjes.

Do të doja që të nënvizoja diçka tjetër në lidhje me atë që po përjeton Kosova, një situatë sigurisht e dhimbshme, po shohim një mobilizim të opinionit publik që shkon në favor të shtetit të Kosovës, forcimit të ndjenjës së përkatësisë shtetërore, që është diçka që të emocionin. Por kjo është pjesa e opinionit publik, ajo që është pjesë racionale është mundësia për arritjen e një marrëveshje  që të vendoset paqeje përfundimtare” theksoi Nazarko.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!