Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në RMV, “Skenar i mundshëm, zgjedhjet e parakohshme”, Nura: Mickoski, në linjë me Moskën, shqiptarët me Perëndimin

schedule21:02 - 18 Maj, 2026

schedule 21:02 - 18 Maj, 2026

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.

Kjo protestë që nisi me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, duket që është transformuar vetëm në mbrojtje të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut.

Analisti Artur Nura tha se pas tensioneve në RMV mund të fshihet edhe një skenar për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se situata është ndryshe nga ajo në Kosovë. Sipas tij, kritikët pretendojnë se Mickoski po ndjek një linjë të afërt me Moskën, ndërsa shqiptarët mbeten faktori që e orienton vendin drejt Perëndimit.



Nura shtoi se ky zhvillim duhet të mbahet në vëmendje nga Brukseli dhe zyrat e ekspertizës, pasi sipas tij Rusia ka interes për destabilitet në Ballkan.

“Ka dhe një skenar të zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk është çudi që këto ndodhi ta kenë këtë skenar. Është ndryshe situata nga ajo në Kosovë; ideja e kritikëve është që Mickoski shkon nga Moska dhe shqiptarët janë të vetmit faktorë që e mbajnë syrin dhe veshin nga Perëndimi.

Kjo gjë duhet mbajtur shënim në Bruksel. Nëse ne lexojmë që është edhe ky skenar, zyrat e ekspertizës ne Bruksel duhet ta dinë. Moskës i intereson destabiliteti në Ballkan.”   / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!