Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Lindjen e Mesme, a kërcënohet Shqipëria?/ Rama ironizon opozitën: Të keqen e kemi brenda

schedule09:57 - 8 Mars, 2026

schedule 09:57 - 8 Mars, 2026

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi i retorikës mes fuqive rajonale ka nxitur diskutime dhe spekulime edhe në Shqipëri lidhur me sigurinë e vendit.

Në këtë kontekst, Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj zërave që flasin për një rrezik të mundshëm për vendin, duke i cilësuar ato si thashetheme dhe dezinformim të prodhuar brenda vendit. Sipas tij, Shqipëria nuk përballet me kërcënime të drejtpërdrejta dhe siguria e saj garantohet nga anëtarësia në NATO.

Rama ironizoi opozitën dhe burimet e këtyre lajmeve, duke theksuar se “të keqen më të madhe e kemi brenda”, pasi sipas tij nga aktorë të brendshëm janë përhapur në mënyrë të papërgjegjshme skenarë për një sulm të mundshëm ndaj Shqipërisë. Kryeministri solli si shembull reagimin e shpejtë të NATO-s ndaj një rakete të lëshuar drejt Turqisë, për të nënvizuar se i njëjti mekanizëm mbrojtjeje vlen për të gjitha vendet anëtare të aleancës.



“Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.

Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!