Tensionet në Kosovë/ Bill Clinton kritika Kurtit: Ta ndalim këtë marrëzi

schedule20:03 - 3 Korrik, 2023

schedule 20:03 - 3 Korrik, 2023

TIRANË– Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, foli për gjendjen në Kosovë dhe tensionet në veri të vendit. Ai tha se nuk donte të shikonte këto mosmarrëveshje, ndaj bëri thirrje të ndalet  menjëherë “kjo marrëzi”.

Ai u shpreh se njerëzit kanë nevojë për qeverisje të denjë, e cila duhet të përkujdeset për të mirën e qytetarëve. Në këtë kuadër, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se në vend të dominimit, duhet bashkëpunim në të mirë të shoqërisë.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër, kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim duke mos votuar. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që duhet ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke patur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë që të kenë një qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet “ju duhet të votoni’’ gjithmonë. Shumë vende drejtohen nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit dhe në vend të konvertimit, e në vend të ndarjes së një të ardhmeje. Unë shpresoj që Shqipëria në mënyra të mëdha e të vogla do të jetë në gjendje që së pari t’i tregojë botës se si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!