Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Pekin. Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Kinë që nga ajo e bërë nga paraardhësi i tij në vitin 2018. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë veçanërisht të relaksuara për shkak të çështjeve të ndryshme, si çështja e Tajvanit dhe lufta në Ukrainë.
Kjo vizitë vjen pasi Blinken shtyu udhëtimin në shkurt për shkak të balonës së dyshuar spiune kineze që fluturoi mbi hapësirën ajrore të SHBA-ve, sipas mediave të huaja. Blinken është zyrtari më i lartë i qeverisë amerikane që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar 2021.
Gjatë qëndrimit të tij deri të hënën, ai pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm Qin Gang, kryediplomatin kinez ëang Yi dhe ndoshta presidentin Xi Jinping, duke kërkuar të krijojë kanale të hapura dhe të qëndrueshme komunikimi për të siguruar që rivaliteti strategjik midis dy vendeve të mos shkojë në konflikt./abcnews.al