Tensionet Kosovë-Serbi, Spahiu: Po shkojmë drejt luftës, bandat serbe do të sulmojnë veriun

schedule19:34 - 7 Nëntor, 2022

schedule 19:34 - 7 Nëntor, 2022

Analisti dhe politologu Nexhmedin Spahiu në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, e ka cilësuar mjaft të nxehtë situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Tërheqjen e zyrtarëve serbë nga të gjitha pozicionet në institucionet e Kosovës për Spahiun janë një paralajmërim i qartë për shpallje lufte.

Ai paralajmëroi se një nga skenarët e mundshëm është që bandat serbe të fillojnë luftën në veri të Kosovës, dhe më pas NATO do të sulmojë Serbinë.

Sipas tij e vetmja mënyrë që të shmanget lufta mes dy vendeve është vetëm ajo në rast se do të ketë një tjetër marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç të cilët do të dalin në fund fare me njohje reciproke, por kjo vështirë se ka gjasa që të ndodhë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Ishte e pritshme kjo situatë e tensionuar në Kosovë pas vendimit të zotit Kurti, dhe çafër sjell akti i deputetëve të listës Serbe?

Spahiu: Jo deri në këtë masë. Kjo që po ndodh është një akt lufte. Tërheqja nga të gjitha institucionet e Kosovës, ky është një veprim politik, tërheqja e gjithë policisë, gjykatësve, pranimi nuk duhet thjeshtë të kthehen por duhen konkurse, është një çështje shumë e rëndësishme. Kjo çështje është shpallje lufte.

Xhokaxhi: Përveç pjesës së aktit moral, ose aktit politik, për administratën në Kosovë çfarë ndryshon?

Spahiu: Minoriteti serb në Kosovë është i vogël 5%, në kuptimin substancial nuk do të ishte problem për ata që përbëjnë komunitetin shumicë, sikur ata që përbëjnë komb it të ishin shumë të aftë. Por në Gjykatat në veri të Mitrovicës, prokurorët më të mirë dhe gjykatësit më të mirë ishin ata të komunitetit serb, në këtë aspekt është dëmtuar funksionimi i shtetit të Kosovës. Kam dëgjuar policë shqip[tarë që thoshin kur çonim kriminelë luteshin që prokurorët të ishin serbë, pasi shqiptarët ishin të korruptueshëm. Në këtë kuptim Kosova është dëmtuar. Është një dëm që e ka kthyer Kosovën në vitin 1999 në kuptimin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Pse e ka bërë këtë Vuçiç? Pajtohem plotësisht me atë që ka thënë Kuyrti që e kamuflon refuzimin. Ai ka bërë zvarritje në dialog, por kur ëhstë vënë para ultimatumit o pranoje marrëveshjen o përfundon çdo gjë, ai ka refuzuar marrëveshjen.

Xhokaxhi: Deri ku mund të degradojë situata?

Spahiu: Në luftë.

Xhokaxhi: Në luftë si?

Spahiu: Në luftë, një skenar i mundshëm është ky, incidentet shpeshtohen, pastaj propaganda bën të vetën, intervenon shteti serb në Kosovë. Ndoshta fillimisht KFOR do ta tolerojë deri sa të ketë viktimë ndonjë ushtarak, dhe pastaj NATO do të sulmojë Serbinë, kjo është e vetmja zgjidhje nëse nuk ka ndonjë marrëveshje. Shpresa ime është mos Vuiçiç, Albin Kurti dhe ndërmjetës ndërkombëtarë janë marrë vesh që të acarojnë situatën, të frikësojnë popullatën, dhe pastaj të thonë që ja nuk u çuam në luftë dhe po miratojmë marrëveshjen. Ky është varianti më i mirë, variantin më të keq mund ta dijë Kurti dhe Vuçiç. Nëse nuk ka marrëveshje mes tyre është e pashmangshme lufta.

Xhokaxhi: Kjo çështja e targave që mbetet mola e sherrit, duket se zoti Kurti nuk kishte rrugë tjetër, nga ana tjetër dhe SHBA dhe Rama kërkojnë dialog. Në gjykimin tuaj do duhet të kishte një tjetër afat?

Spahiu: Çështja e targave është simbolike, por nuk është një çështje e parëndësishme, sepse Serbia kërkon të tregojë që Veriu i Kosovës nuk është Kosovë. Në Kosovë qeveria do të tregojë se Kosova është shtet sovran, në këtë garë se kush dominon ka ndodhur dhe gjithë kjo çfarë kemi parasysh. Pse dështoi ky proces? Dështoi sepse qeveria e Kosovës nuk arriti t’i konvertojnë të gjithë banorët serbë në targa të Kosovës, pasi bandat e Vuçiç nuk e lejuan atë, 5 makina u dogjën nga ana e këtyre bandave. Policia e Kosovës nuk mundi të kapë asnjë nga kriminelët, qeveria e Kosovës nuk u tregua e vëmendshme të kompensojë asnjë nga pronarët që iu dogj makina. Përderisa ti nuk je në gjendje të mbrosh qytetarët nga banditët, apo tu kompensosh dëmin, ti po kalon në hapin  që i detyron të tjerët me dhunë që të ndryshojnë tabelat. Ana e perëndimit u pa si një pazotësi e qeverisë së Kosovës të menaxhojë situatën dhe u kërkua ta shtyjë me 10 muaj. Kurti në pamundësi të tjera mori këtë vendim që mori dhe situata erdhi në këtë shkallë, ku tani ose një marrëveshje në momentin e fundit, ose zgjidhjen me luftë. Me luftë janë të gjithë humbës.

/Abcnews.al/