Tensionet Athinë-Ankara/ “Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për Egjeun”, mesazhi i Turqisë në takimin me liderët Perëndimorë

schedule15:33 - 15 Qershor, 2022

schedule 15:33 - 15 Qershor, 2022

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Madrid dhe aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në Aleancën Euroatlantike, ishin çështjet kryesore të takimi të mbajtur nga zyrtarë të lartë nga Turqia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ditën e djehsme në Berlin.

Sipas medieve turke, në rendin e ditës ishte edhe Egjeu.

Sipas presidencës turke, zyrtarë të lartë diskutuan samitin e NATO-s të planifikuar për 29-30 qershor dhe rëndësinë e tij strategjike, si dhe aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancë.

Lexo edhe: Media gjermane paralajmëron luftë Greqi-Turqi: Gjithçka mund të ndodhë

Në rendin e ditës ishin edhe lufta në Ukrainë dhe eksportet e drithërave nëpërmejet Detit të Zi.

Sipas Ankarasë, u diskutuan edhe zhvillimet në Egje dhe Mesdhe, si dhe çështje rajonale si situata në Siri, Afganistan dhe Iran.

Sa i përket aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, takimi vuri në dukje sipas Ankarasë se asnjë përparim nuk mund të bëhet pa ndërmarrë hapa konkretë ndaj organizatave terroriste.

Deklarata e presidencës turke, sipas mediave fqinje, theksoi gjithashtu se “Ankaraja nuk do të bëjë kompromis për të drejtat e saj “ligjore” në çështjet që kanë të bëjnë me

Egjeun dhe Mesdheun , dhe se Ankaraja do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje diplomatike për çështjet rajonale dhe mesdhetare. krizat globale”.

Në takim morën pjesë:
• Përfaqësuesi i presidencës turke Ibrahim Kalin.
• Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.
• Përfaqësuesi i kancelarit gjerman në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë, Jens Plotner.
• Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Mbretërisë së Bashkuar, Steven Lavgrov.
• Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Sigurinë në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Philippe Herrera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!