Me anë të një njoftimi të shkurtër për mediat, Partia Demokratike ka bërë të ditur se në Shkozë ka tension mes policisë dhe banorëve. Sipas selisë blu shkak janë bërë përpjekjet e reja për të prishur shtëpitë pa dëmshpërblim.
Rreth 15 shtëpi planifikohen të prishen si pasojë e devijimit të lumit Lana. Abcnews.al ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shfaqen forca të shumta policore, ndërsa banorët qëndrojnë në rrugë dhe sipër banesave.
Ata kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut ndërsa tregojnë se banesat e tyre nuk janë rivlerësuar nga instancat shtetërore.
PD ka dërguar në Shkozë përfaqësuesin e saj, Aldo Bumçin. Tensione mes policisë dhe banorëve të Shkozës ka pasur edhe në të shkuarën pas përpjekjeve të IKMT-së për të shembur shtëpitë që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
/abcnews.al