Tensione në Shkozë, momenti i shoqërimit të banorëve nga policia

schedule10:11 - 16 Tetor, 2019

schedule 10:11 - 16 Tetor, 2019

Dy persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës pas tensioneve që ka pasur mëngjesin e së mërkurës mes banorëve dhe uniformave blu në Shkozë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i cili ndodhet tha se përveç tyre, po shoqërohen persona të tjerë.

“Përpjekje për të prishur shtëpitë e banorëve pa dëmshpërblim. Shkatërrojnë jetë njerëzish. Rrënojnë familjet. Jemi në Europë, por qeverisemi sikur me qenë në Afrikë. Ky është më i keq se Enver Hoxha. Fajtor është Edi Rama, një njeri i vetëm”, tha ndër të tjera Bumçi.

Abcnews.al ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të një prej banorëve.

Ndërkohë banorët shprehen se askush nga instancat shtetërore nuk kanë ardhur për të vlerësuar banesat. Përveçse ka selektim të banesave, ata thonë se nuk janë lajmëruar ligjërisht për prishjen e banesave. Një prej tyre tha për ABC News, se do të ngujohet brenda banesës nëse nuk ka vendim të ligjshëm.

“Faktikisht më kap skarpata e rrugës. Punë 2-3 metrash dhe nuk e devijojnë. E kanë ndryshuar projektin disa herë. Në shtëpi brenda nuk e liroj. Pa pru vendimin ligjërisht nuk dal nga shtëpia. Sot erdhën, kam vendimin tha, por nuk ta jap. Ta jap tha kur të prishet. Unë nuk e kuptoj”, tha ai.

Ndërkohë banorët e një shtëpie, e cila është planifikuar të prishet e para qëndrojnë në tarracë për të kundërshtuar aksionin. Disa banesa planifikohen të prishen në Shkozë për shkak të devijimit të lumit Lana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!