Një anije e rojeve bregdetare turke është përplasur në detin Egje me një anije zyrtare greke. Kjo ka shkaktuar zemërimin e Athinës. Ndërsa Erdogan është përgjigjur duke kërkuar të mos nënvlerësohet Turqia.
Rritet tensioni në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë. Autoritetet e Athinës kanë denoncuar se gjatë mbrëmjes të së hënës një patrullë e rojeve bregdetare të Ankarasë është përplasur me një mjet të rojeve bregdetare të tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të disa ishujve që kontestohen nga dy vendet.
Gjatë përplasjes, sipas denoncimit grek, nuk rezultojnë të lënduar. Por dëmmtimi i anijes zyrtare greke, e goditur në pjesën e përparme, është më I rëndë se I mjetit lundures të qeverisë turke.
“Nuk mund të mendoni që kërkimet për gazë në brigjet e Qipros dhe iniciativat opurtuniste në gurët e Detit Egje do të kalojnë pa pasur vëmendjen tonë. Paralajmërojmë ata që kanë kaluar limitet në Qipro dhe në Detin Egje që të mos bëjnë llogaritje të gabuara”. Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan duke folur në Ankara përpara grupit parlamentar të partisë së tij AKP.
Ndërkohë, që prej të premtes, Marina e Ankarasë ka bllokuar shpimin e platformës “Eni Saipem 12000” në afërsi të brigjeve të Qipros. Kjo nuk është hera e parë që Greqia dhe Turqia përplasjen me anë të rojeve bregdetare në Egje. Edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të tilla, që zakonisht hasen në hapësirën detare që kontestohet nga të dy vendet./abcnews.al