Tension dhe befasi në Shkodër, Bylis lider në pjesën e parë

schedule18:47 - 4 Nëntor, 2019

schedule 18:47 - 4 Nëntor, 2019

Është mbyllur pjesa e parë në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Bylisit, me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Ndeshja nisi shumë e shpejtë dhe me të dyja skuadrat që tentuan të sulmonin. Zogaj, që në minutën e 3-të, kalon në avantazh Vllazninë, por sulmuesi ishte në pozicion të parregullt.

Bylisi filloi të rritej në lojë dhe të rrezikonte disa herë. Ishte Goxhaj ai që goditi traversën në minutën e 13-të, me një goditje me kokë. Tre minuta më vonë, do të vinte dhe goli për Bylisin. Murataj kroson nga e majta dhe rrezik në zonën e Vllaznisë. Marku nuk largon dot siç duhet dhe Janku arrin të shënojë, duke qenë totalisht i lirë në shtyllën e dytë.

Ky gol u anulua fillimisht nga Ziri, por pas konsultimit me asistentin e tij anësor, goli u akordua i rregullt. Kaq mjaftoi që të kishte tension të shumtë në tribunë dhe në stolin shkodran. Arbitri Ziri shkon për të ndëshkuar me karton të verdhë trajnerin Jonuz dhe nga tribunat, ka dhe hedhje shishesh. Goli i Jankut në minutën e 16-të fiksoi dhe rezultatin e pjesës së parë në 0-1./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 11
E hënë, 4 nëntor 2019, ora 18:00 (Loro Boriçi)

VLLAZNIA – BYLIS  0-1
Janku 16′

Vllaznia: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Ëalusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina. Trajner: M. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Uran Korra, Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: G. Lika 9′, Jonuz (trajneri) 18′, Krymi 29′ / Ndreca 9′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!