Temperatuarat e ulëta kanë detyruar Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend të pezullojnë mësimin në rreth 500 shkolla. Në shkollat e Tiranës, rezistencat vijojnë të jenë një alternativë për t’u ngrohur.
Rezistenca të blera nga vetë prindërit vijojnë të jenë një alternativë për t’u ngrohur në shkollat e Tiranës. Rrjeti elektrik shpesh nuk i favorizon, por këto ditë me temperatura të ulëta drejtuesit e shkollave e kanë gjetur një zgjidhje.
ABC News ishte tek “Pjetër Budi”, ku për shkak të rikonstruksionit të shkollës së tyre po zhvillojnë mësim edhe nxënësit e “Dora D’istrias”.
Në ato shkolla, ku ngrohja realizohet përmes kaldajave nxënësit na tregojnë.
“Jo nuk ka qenë ftohtë se klasat kanë qenë shumë të ngrohta”.
“Jemi në tre rreshta dhe unë jam në rreshtin e mesit dhe nuk ngrohem”.
Ndërsa në kryeqytet panorama është e tillë, në rrethe shumë nxënës nuk kanë zhvilluar mësim. Sipas Ministrisë së Arsimit, reshjet e borës dhe temperatuarat e ulëta kanë detyruar Drejtoritë Arsimore Rajonale të pezullojnë mësimin në rreth 500 shkolla të vendit. Orët e humbura, nxënësit do t’i zëvendësojnë gjatë javës pas orarit të planifikuar ose ditëve të shtuna. Por ky është një vendim që do të merret nga Drejtoritë Arsimore Rajonale me përmirësimin e kushteve të motit./abcnews.al