Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, parashikimi i motit për sot

schedule07:21 - 24 Qershor, 2023

schedule 07:21 - 24 Qershor, 2023

Sipas MeteoAlb: Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjelle nje freskim te lehte te motit. Megjithatë orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndersa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të vijojë situata e motit në Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. POR priten edhe reshje në formë breshëri në zona të izoluara Perëndimore. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin shtim të intensitetit të shirave në të gjithë MV.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!