Temperaturat deri në 38 gradë, si pritet të jetë moti sot

schedule07:16 - 2 Gusht, 2022

schedule 07:16 - 2 Gusht, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në ndikimin e orëve të shumta me diell në pothuajse gjithë territorin. Por parashikohet që herë pas here në zonat e thella malore veriore dhe Juglindore të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Lindja dhe Jugu i kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmaosferike, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Europën Jugperëndimore. Ndërsa pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Europa Veriore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe shiu të cilat do të shoqërohen me mini stuhi ere.

Kosova

Kthjellimet parashikohet të mbizotërojnë pjesën më të madhe të territorit të Kosovës në pothuajse gjithë 24_orëshin. Ndërsa kalime të lehta të vranësirave do të ketë në zona të izoluar gjatë pasdites, POR ato nuk do të mund të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në orët e para të ditës kryesisht orë të shumta me diell në territor. Por pritet që në orët në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen përkohësisht në të gjithë MV. /abcnews.al