Temperaturat deri në -12°C: Bora bllokon disa fshatra në Korçë, probleme edhe me energjinë elektrike
Deri në mëngjesin e së hënës reshje dëbore në qarkun e Korçës nuk ka pasur por temperaturat kanë zbritur deri në -12 gradë Celsius.
Moti ka qenë kryesisht i kthjellët dhe në akset nacionale turistike Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë qarkullimi i automjeteve ka vijuar pa probleme. Megjithatë, përdorimi i gomave dimërore rekomandohet.
Mësohet se si pasojë e reshjeve të dëborës janë izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekasi. Si pasojë e motit të acartë ka pasur probleme edhe në fshatrat e Kolonjës, Vithkuqit, në disa fshatra të Pogradecit, Devollit dhe Maliqit. /abcnews.al/