Temperatura të larta, mësoni si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:23 - 21 Maj, 2022

schedule 07:23 - 21 Maj, 2022

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke rrezikuar momente te shkurta me shira. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri- veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu; Ndersa Europa Jugpeërëndimore, Europa Juglindore dhe pjesërish Ballkani mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Rajoni dhe Europa

Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Mesdita dhe pasditja vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Maqedonia e Veriut

MV për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në pothuajse gjithë territorin. Parashikohet që vranësirat të jënë prezente gjatë pasdites. Kryesisht në zonat veriore dhe Veriperëndimore.