Temperatura deri në 41 gradë celcius, çfarë do të ndodhë me motin ditën e premte

schedule16:39 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:39 - 18 Gusht, 2022

Edhe përgjatë ditës së nesërme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me temperatura të larta, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë në 41 gradë celcius.

Përgjatë dy ditëve të fundit Shqipëri është përfshirë nga i nxehti afrikan, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              

në zona malore 19 deri 37°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 19 deri 41°C                                                                                                                                                                

në zona bregdetare 22 deri 37°C

/Abcnews.al/