Televizioni shtetëror iranian ka censuruar stemën e ekipit të Romës, ku një ujkonjë ushqen me gji binjakët Romolo dhe Remo, gjatë ndeshjes me Barcelonën, të vlefshme për Champions League.
Pamjet, që janë transmetuar dhe nga BBC, kanë bërë që të shpërthejë ironia në rrjetet sociale. Kanali i tretë iranian në mënyrë të vecantë ka fshirë pjesën në logon e skuadrës, ku binjakët themelues të qytetit, Romolo e Remo, ushqehen me qumësht nga ujkonja./abcnews.al