Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Telenovelë” në Kamzë, 62-vjeçari hedh bashkëjetuesen nga ballkoni

schedule12:22 - 24 Mars, 2022

schedule 12:22 - 24 Mars, 2022

Kamzë – Është zbardhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Kamzës ku një 62-vjeçar akuzohet se ka hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni. Policia ka mundur të arrestojë Dilaver Elezi., 62 vjeç, i cili do të përballe me akuzën për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Policia ka ngritur dyshime mbi kallëzimin e një gruaje, për rënien e saj nga ballkoni i banesës. Ata kanë vijuar hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht, V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon, por më pas u zbulua se bashkëjetuesi i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.

Njoftimi i policisë:

Kamzë – Zbardhet një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, e raportuar si aksidentale.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që dyshohet se ka dhunuar dhe ka hedhur nga ballkoni i banesës, bashkëjetuesen e tij, dhe më pas të dy e kanë raportuar si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e një shtetasje, për rënien e saj nga ballkoni i banesës, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës dhe veprimeve profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2022, për të cilën fillimisht, shtetasja V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– D. I., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!