Një nënë në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka zgjedhur një mënyrë ekstreme për të mbrojtur fëmijët e saj. E pajisur me pistoletë, ajo ka qëlluar në fytyrë një person që po i grabiste makinën ku ndodheshin dy të miturit.
Një grua në Teksas, nënë e dy fëmijëve, ka qëlluar për vdekje një person që po i grabiste makinën kur dy të miturit ndodheshin brenda saj. Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti. Kur ka parë grabitësin në veprim, gruaja është kthyer me shpejtësi pranë automjetit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar atë në fytyrë.
Mësohet se gruaja i ka bërë thirrje agresorit, që ndodhej në sediljen e shoferit, që të ndalonte, por pas refuzimit të tij ajo ka hapur zjarr. Policia e Teksasit ka saktësuar se pasi autori është qëlluar, makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur.
Dy djemtë e gruas, të moshave 2 dhe 4 vjeç, nuk kanë marrë lëndime. Gjendja e grabitësit ndërkohë nuk dihet, por gruaja i ka dërguar atij një mesazh: “Do të doja të të kisha vrarë, nëse nuk ia kam arritur qëllimit”, ka thënë ajo.
Nëna e dy fëmijëve është marrë në pyetje nga policia dhe më pas është lënë e lirë. “Duhet të t’i kisha zbrazur në fytyrë të gjithë plumbat”, i është drejtuar ajo grabitësit në një intervistë televizive. Sipas autoriteteve, ajo nuk ka gjasa të përballet me akuza./abcnews.al