Teknologjia e mjekësisë gjermane vjen në Tiranë/ Shtrati “Relounge”, rekomandohet për të gjitha dhimbjet e shpinës

schedule10:18 - 16 Janar, 2024

schedule 10:18 - 16 Janar, 2024

Teknologjia e Mjekësisë Gjermane ka mbërritur tashmë në Tiranë. Bëhet fjalë për një shtrat “relounge”, i cili rekomandohet për të gjitha dhimbjet e shpinës që nga spondilartroza deri tek dhimbjet e mesit. Në vetëm 20 minuta dhje në dy seancat e para, ndryshimet janë të menjëhershme.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, menaxherja e Klinikës dhe Laboratorit Gjerman, Anida Vlashi, distributorja për Shqipërinë dhe Kosovën, Iris Maliqi dhe drejtuesi i klinikës dhe laboratorit gjerman, Nikolas Pitz, kanë ndarë detje rreth shtratit “relounge”, i cili ju ndihmon shumë për shëndetin tuaj.

Vlashi:Shtrati ‘relounge’ është një patentë gjermane, e certifikuar dhe nga FDA në Amerikë. Ai trajton të gjitha dhimbjet e shpinës, duke filluar nga ato më të lehtat që vijnë nga një ftohje muskulare deri në diagnoza të ndryshme si janë herniet e ndryshme dhe shumë të tjera”.

Pitz:Pacientin vetëm duke e shtrirë atje, ne bëjmë një profilizim se ku pacienti ka dhimbjen, duke bërë kështu të mundur stimulimin e muskujve, pasi e dimë që zakonisht pjesa më e madhe e dhimbjeve në shtyllën kurrizore, vijnë kur këto muskuj janë disi të dobët dhe të patrajtuar. Kështu që me ‘relounge’ ne kemi mundësi të shkojmë te ato vende ku kanë dhimbje dhe duke e çuar dhe atje intensitetin, varet se ku muskuli është më i fortë apo më i dobët. Atë e bën vetë sistemi dhe prandaj është një sistem i profilizuar, sipas pacientëve. Pra, çdo pacient merr një trajtim ndryshe nga tjetri, sipas asaj që kanë nevojë.

Vlashi: “Ne ndodhemi pranë Spitalit Ushtarak, aty është klinika gjermane dhe zakonisht funksionojmë me orare, për shkak të fluksit që kemi, sepse shtratin kushdo që e provon një herë, nuk rri pa u kthyer përherë. Kemi një grafik, një ditë përpara duhet të lini orar me rezervim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!