Tedi Papavrami kujton emocionet e para: Isha 6-vjeç kur më përjashtuan nga koncerti me Enver Hoxhën, vija nga familje borgjeze

schedule09:58 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 09:58 - 22 Dhjetor, 2023

Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami ka bërë një rrëfim tepër special në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ai është kthyer pas në kohë, duke kujtuar vitet e fëmijërisë dhe emocionet e skenës, të cilën e preku që në moshën 6-vjeçare.

Madje, Tedi kujtoi dhe një moment të trishtë për të, kur e kishin përjashtuar nga koncerti, në të cilin ishte pjesëmarrës ishte dhe lideri komunist, Enver Hoxha. Shkak ishte bërë arsyeja sepse vinte nga një familje borgjeze.

“Përsa i përket skenës së Teatrit të Operas, unë kam kujtime pafund. Ja duke ardhur këtu, po shikoja shkallët. Më kujtohet që hipja e zbrisja kur isha i vogël, kur vinim me prindërit për të dëgjuar koncerte, pastaj për të luajtur që në moshën 6/7 vjeç. Kam qene me orkestrën e Liceut, madje më kanë hequr nga një koncert për ‘Dekadat e Majit’. Më vinte për të qarë, isha shumë i dëshpëruar, sepse do të vinte prijësi i madh, Enver Hoxha dhe unë si të gjithë fëmijët e asaj kohe, isha i hipnotizuar dhe më hoqën për arsye se isha në një familje borgjeze. Edhe kjo më dëshpëroj shumë. Megjithatë, një vit a dy vite më vonë, bëra koncert recital këtu dhe kam pasur luajtur për një pianist norvegjez. Ky koncert pati një rol shumë të madh për të ardhmen time, sepse në atë moment nisi një opinion, një famë që ky fëmijë, u intereson dhe atyre jashtë shtetit. Ai ishte argumenti i madh”, u shpreh Tedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!